Në Qeverinë Haradinaj, secili kryetar i partive në koalicion është kryeministër


E mërkurë, 14 Nëntor 2018

PRISHTINË – Avokati Tomë Gashi, i cili duke folur për deklaratat e Haradinajt lidhur me personat që është në koalicion, tha se Ramush Haradinaj është një kryeministër, i cili ka me vetveten edhe shumë kryeministra të tjerë.

“Haradinaj është një kryeministër i cili ka me vetveten edhe shumë kryeministra të tjerë, por sigurisht që të nivelit të tij, jo më të vegjël, për shkak se ai vetë e thotë edhe ai vetë e vërteton”, ka thënë Gashi, në emisionin “CLICK” të RTV21.

Gashi tha se kur e kanë bërë koalicionin qeveritarë, partitë të cilat janë në pushtet kanë marrë një vendim që duket se është i shkruar dhe se po zbatohet shumë mirë, që secili kryetar i partisë së vet ka të drejtë që t’i emërojë ministrat.

Ai shtoi se në emërimin e ministrave secili kryetar i partisë, që është në koalicion, është kryeministër.

Etiketa: , ,