Në Samitin e Parisit do ketë ballafaqim më të drejpërdrejt të palëve


E enjte, 9 Maj 2019

PRISHTINË – Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se në Samitin e Parisit do të ketë një ballafaqim më të drejtpërdrejtë sa i përket çështjes së Kosovës.

Ai ka thënë se në Samitin e Parisit do të ketë komunikim mes palëve bashkë me presidentin e Francës Emmanuel Macron, kancelares Gjermane Angela Merkel si dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.

”Në Berlin nuk është diskutuar asnjë ide konkrete”.

”Në Paris pres një organizim më substancial sepse do të jetë një komunikim dhe ballafaqim më i drejtpërdrejtë i palëve, ku do të jetë Macron, Merkel e Mogherini”.

Thaçi në Opinion ka pohuar se nëse Parisi zyrtar nuk ka koordinim në procesin e dialogut me Washingtonin, drejt arritjes së një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, nuk do të ketë rezultate pozitive.

”Edhe Parisi nëse nuk ka koordinim në këtë proces me Washingtonin, rezultati do të jetë zero. Pozicioni i SHBA-ve, edhe pas takimit të Berlinit, është se nuk kanë vija të kuqe – kjo më është konfirmuar zyrtarisht”.

”Të gjitha instancant vendimmarrëse në SHBA e mbështesin një marrëveshje me Serbinë, pa vija të kuqe. Për mua është udhërrëfyes letra dhe mesazhi i qartë i presidentit amerikan Donald Trump”.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth qëndrimit të Rusisë në raport me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, qoftë ajo me apo pa korrigjim të kufijve.

”Rusët janë ata që kanë akuzuar UÇK-në si terroristë. Por takova Vladimir Putinin, në Samitin e Paqes dhe më tha se ‘’Rusia nuk mund të dalë kundër një marrëveshjeje të tillë vetëm e mbështesin’’. Po ashtu e tha shumë qartë Putini: ‘’ne nuk mund të jemi më serb se Serbia’’”.

”Dua të bëjë dallimin, në mes të sjelljes tonë gjatë luftës, marrëvëshjet tona që mund të arrihen në luftë dhe marrëveshjet tona që mund të arrihen në paqe për paqe”.

”Ideja për bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovën e ka stopu ndarjen e Kosovës, e ka stopu Asociacionin dhe shumë gjëra të tjera negative për veriun. Edhe në marrëveshje në asnjë rrethanë Asociacioni nuk do të pranohej”.

Etiketa: , , ,