E mërkurë, 24 Shtator 2014
Beograd – Deputeti në Kuvendin serb dhe nënkryetar i Partisë për Aksion Demokratik për Sanxhakun (SDA), Enis Imamoviq konsideron se Sanxhaku do të duhet të ketë shkallë më të lartë autonomie sipas modelit të Tirolit Jugor, i cili, sipas tij, është shembulli më i mirë për rajon të suksesshëm autonom.
Imamoviq, pas vizitës së paradokohshme në Tirolin Jugor, ku, siç tha, me autoritetet e atjeshme ka biseduar për “bashkëpunim dhe definim të autonomisë së Sanxhakut, si rajon ndërkufitar evropian midis Serbisë dhe Malit të Zi”, deklaroi se shkalla e lartë e autonomisë për Sanxhakun është mënyra më e mirë që “njerëzit e pasur të jetojnë lirshëm, t’i realizojnë të drejtat e tyre dhe të udhëheqin me sistemin në të cilin jetojnë në kuadër të Kushtetutës, ligjeve vendore dhe normat ndërkombëtare”.
Në qoftë se, sipas mendimit të autoriteteve serbe, autonomia është model i mirë për serbët në Kosovë, atëherë kjo do të mund të ishte shumë e mirë edhe për qytetarët e Sanxhakut”, vlerëson Imamoviq në intervistën për të sotmen “Politika”.
“Sa kemi mundur të vërejmë temën për autonomi e kanë të afërt presidenti (i Serbisë) Tomisllav Nikoliq dhe institucioneve tjera të rëndësishme të larta, të cilat kërkojnë autonomi për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. Në qoftë se kjo dëshmohet si model i mirë për serbët në Kosovë, nuk shoh se pse nuk do të ishte edhe për qytetarët e Sanxhakut”, thotë Imamoviq.
Ai thotë se liderët e boshnjakëve të Sanxhakut nuk janë ithtarë të idesë që rajonet të definohen sipas parimit etnik, siç propozohet me Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, sepse Sanxhaku është mjedis multietnik ku në marrëdhënie shumë të mira jetojnë shqiptarë, boshnjakë, serbë, malazezë dhe të tjerë.
Imamoviq thotë se nuk sheh asnjë aspekt të keq në modelin e Tirolit Jugor, duke theksuar se buxheti i këtij rajoni italian është pesë miliardë euro në 550.000 banorë.
“Ne kemi të drejtë, nevojë dhe obligim që ta duam të njejtën gjë, sepse synojmë drejt asaj dhe e kërkojmë për banorët e Sanxhakut”, deklaroi Imamoviq.
Ai vlerëson edhe se gjendja me demokracinë në Serbi nuk është në nivel mjaft të lartë, siç është në Britani të Madhe, ku, siç thotë, qytetarëve “u është mundësuar të thotë se çka dëshirojnë, mendojnë dhe ndjejnë”.
“Këtu, kur do të përmendet autonomia menjëherë reagon elita politike serbe dhe mediat”, thotë Imamoviq për “Politika”-n, duek përkujtuar se boshnjakët nga Sanxhaku që në vitin 1991 në referendum u prononcuan për autonomi./zhurnal/
Etiketa: Enis Imamovic, Sanxhaku, SDA, Serbi