Në Serbi u themelua “Partia ruse”


E martë, 11 Qershor 2013

Në qytetin serb Shabac u themelua një bashkim i ri politik me emrin “Partia ruse”, njoftoi kryetar i partisë dhe anëtari i Këshillit të Qytetit Shabac, Sllobodan Nikoliq.

Sipas fjalëve të tij, “Partia ruse” përfaqëson në vetvete partinë e pakicës kombëtare dhe tani ka më shumë se 1 mijë anëtarë. Partia do të mbështesë idenë e integrimit euroaziatik për Serbinë si një alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Partia ruse” për më pak se një vit u bë partia e dytë e pakicës kombëtare ruse e krijuar në Serbi. Në gusht të vitit 2012 Ministria e Drejtësisë e Serbisë regjistroi “Partinë e rusëve të Serbisë”.