Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në shënjestër rrënimi i “Unionit Evropian”!?

Prizren Post | 12:24 - 01.06.2016

Savash VELIU

Savash VELIU

Me ndodhitë e fundit të protestave u ndez fitili i krizës sikur dikush nga anësh shtypi butonin dhe ato morrën kahjen e përmasave gatise dramatike në gjitha anët e Evropës, ndoshta përmes kaosit duhet të arrihet tek eliminimi i kundërshtarit, … cilit!?

Shkaku i ritjes së tensioneve fetariste, Ekonomisë dhe fluksi i emigrantëve nga Siria, Evropën po e lëshojnë shumë e më shumë Milioner të pasur. Parashihet që një numër i madh i Milionerëve do të lëshojnë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, dhe do të nisen drejtë vendeve me destinim më të popullarizuar, sikurse Austria dhe Israeli.

Që në vitin e kaluar janë shënuar fluksi i milionerëve evropian në tre nga katër qytetet siç janë; Parisi, Roma dhe Athina, e katërta është Chikago. Metropolla Franceze ka humbje më të madhe, ajo humbi gjithsejt 6% të pasanikëve të saj, gjegjësisht 7000 njerëz.

Franca është ndikuar fuqimisht nga rritje tensioni fetar ndërmjet të kristianëve dhe muslimanëve, veçanërisht në zonat urbane të saj.

Migrimi i milionerëve mund të jetë një tregues i tendencave në pjesën tjetër të popullsisë, por mund të çojë në një rënie në të ardhurat nga taksat, humbjet e vendeve të punës dhe daljeve të mjeteve monetare etj.

Situata është e rëndë. Duke shikuar situatën aktuale, dhe nivelin e sigurisë, është e pamendueshme që disa individ të jenë në gjendje instiktivisht të ndezinë metropolet evropiane me disa protesta banale dhe të arrijnë të përbysinë sheshet në ato.

Nuk imagjinoj që shërbimet sekrete dhe shërbimet mbrojtëse të kenë mangësi deri në atë pikë saqë mos të mbrojnë me efikasitet vendet me rëndësi kaq të madhe. Por vihet në pah se pas këyre trazirave të qëndrojnë shërbimet sekrete të njohura për opinionin botëror që duan të arrijnë një strategji të parapërgatitur për një qëllim të caktuar… por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet aleate për tu shërbyer interesave politike-ekonomike që kanë qëllim destabilizimin e Unionit Evropian, duke zhvilluar islamofobinë, konkretizimin e projektit të “Israelit të Madh”, dhe në fund krijimin e Rendit të Ri Botëror që imponon shtetet botërore të limitojnë të drejtat dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore si të tillë.

Koha është ajo që më së miri do të tregoj se çka fshehet pas këtyre trazirave kaotike në Kontinentin e Evropës..!!!?

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company