Në Sheshin e Dëshmorëve u hap Panairi i Prodhimeve Vendore


E shtunë, 14 Dhjetor 2019

PRIZREN – Sot në hapësirat e Sheshit të Dëshmorëve u hap Panairi i Prodhimeve Vendore, e cila po organizohet nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë Panair përveç prodhuesve nga Prizreni, po marrin pjesë edhe prodhues nga vendet e ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i këtij organizimi është promovimi dhe përkrahja e prodhuesve vendorë, duke përfshirë prodhues të produkteve ushqimore, veshjeve tradicionale dhe produkteve të përpunuara me punë dore.

Panairi do të jetë i hapur edhe gjatë ditës së nesërme.

Etiketa: , ,