E mërkurë, 30 Shtator 2015
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të Skënderajt sot pak pas orës 17:00
Drejtori i Policisë Rajonale për Mitrovicë, Nehat Thaçi, konfirmoi për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
“I vrari ka qenë polic, mirëpo në momentin e vrasjes ka qenë jashtë detyrës dhe se arsyeja është një konflikt ndërmjet dy familjeve”, tha Thaçi.
Ai u shpreh se personat e dyshuar për vrasje nuk janë kapur por ata janë në ndjekje nga ana e Policisë.
Sipas informacioneve të pranuara nga burimet e saj, Indeksonline raporton se i vrari është ish-polici V.G., i cili në vitin 2013 gjatë zgjedhjeve lokale pati vrarë kandidatin për Asamblenë Komunale të Skenderajit nga radhët e AAK-së, Bekim Birinxhiku.