Në Turqi edhe lokja 113-vjeçare në përkrahje të shtetit


E martë, 26 Korrik 2016

lokja

Në “kujdestarinë për demokraci” që po vazhdon si reagim kundër tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, mori pjesë edhe lokja 113-vjeçare, Ayşe Karabüber, raporton Anadolu Agency (AA).

Karabüber u soll me automjet nga fëmijët e saj në Sheshin 50-Vjetori ku po mbahet “kujdestaria për demokraci”, ndërsa më pas u dërgua me karrocën e saj para podiumit.

Karabüber, e cila në dorë mbante flamurin turk ndërsa në qafë shami me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, tha se lutet për atdheun.

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, Karabüber, theksoi se e ka të njohur se çfarë mund t’i marrë puçi shtetit.

“Bëj lutje për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe krerët e tjerë të shtetit me të. Zoti e bëftë të gjatë jetën e shtetit dhe drejtuesve tanë. Unë i kam përjetuar të gjitha puçet e mëparshme dhe ligjet ushtarake. E di mjaft mirë se çfarë përjetoi populli atëherë. Zoti mos lejoftë të ndodhë sërish. Meqë nuk dua të shoh grusht shteti më, u kërkova fëmijëve të mi që të më sillnin këtu”, tha ajo.

Karabüber qëndroi në shesh një orë, ndërsa më pas u kthye në shtëpi sërish me automjet nga fëmijët e saj.