Në vendkalimin kufitar Vërmicë konfiskohen mbi 1 kg marihuanë


E mërkurë, 27 Janar 2016

Prizren – Gjatë kontrollit të një automjeti në vendkalimin kufitar Vërmicë, zyrtari i Doganës ka dyshuar te një veturë me targa të Bullgarisë.

Njësiti i Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë zbuluar dhe parandaluar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar mbi një kilogram marihuanë në vendkalimin kufitar Vërmicë, që lidhë Kosovën me Shqipërinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë kontrollit të një automjeti në vendkalimin Vërmicë, zyrtari i doganës ka dyshuar te një veturë me targa të Bullgarisë në të cilën kanë qenë një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë. Pas ndalimit dhe kontrollit, në vendin ku qëndron airbagu i bashkëudhtarit është gjetur një sasi e drogës e llojit marihuanë”, njoftojnë nga Dogana e Kosovës.

Nga aty informojnë se droga ka qenë e paketuar në pesë qese të najlonit. Personat nga vetura janë arrestuar ndërsa droga i është dorëzuar policisë e cila po zhvillon hetimet e mëtejme, thuhet në kumtesë.

Etiketa: , ,