Në veri, policia në mbrëmje me armë të gjata


E diel, 17 Nëntor 2013

Pjesëtarë të të ashtuquajturës “Civilna Zastita”, janë tërhequr nga oborret e qendrave të votimit në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.

“Pjesa dërmuese e qytetarëve, sipas orarit, të paraparë nga ora 10:00 deri në 13:00 tani veç kanë votuar, andaj nuk ka nevojë për një pasqyrë të pranisë së madhe të forcave të sigurisë nëpër këto qendra”, kanë thënë burimet, duke shtuar se ata janë duke qëndruar rreth 100 metra larg këtyre qendrave.

Burimet më tej kanë shtuar se nga ora 16:30 prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të rritet nëpër qendrat e votimit, ndërsa ata do të jenë të pajisur edhe me armë të gjata.

Etiketa: