Nëse fleni vetëm 5 orë gjumë, të dëmtohet zemra!


E diel, 9 Tetor 2016

man_sleeping

Të flesh vetëm 5 orë gjumë gjatë natës ndikon në punën e zemrës duke rrit ritmin e rrahjeve dhe efektet negative mbi shëndetin e saj. E këto efekte bëhen më të rënda nëse flihet në orët e gabuara, për shembull gjatë ditës.

Ky studim është bërë me një grup të rriturish të shëndetshëm dhe shërben më shumë për personat që punojnë gjatë turneve të natës.

Vullnetarët janë ndarë në dy grupe dhe për një javë kanë fjetur vetëm pesë orë në 24, por njëri grup ka fjetur gjatë natës dhe tjetri gjatë ditës. Studiuesit kanë matur vazhdimisht një seri të dhënash duke filluar nga presioni i gjakut, ritmi i zemrës, ndryshueshmëria e intervaleve nga një rrahje në tjetrën, nivelin e hormonit të stresit norepinefrina në urinë e tjerë.

Ndërsa rezultatet e testeve treguan se presioni i gjakut mbetet e qëndrueshme, por ritmi i zemrës është rritur tek të gjithë vullnetarët. Në grupin që ka fjetur në orët e ditës, niveli i norepinefrinës rezultoi më i lartë, ndërsa ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës ra gjatë orëve që ishin zgjuar.

“Rënia e ndryshueshmërisë së ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet një tregues me rrezik kardiovaskular”, shpjegojnë studiuesit.

Por sinjalet më alarmante janë vërejtur gjatë fazës së gjumit të qetë, kur normalisht presioni dhe ritmi kardiak bien dhe mundësojnë çlodhjen e muskulit kardiak. Në vullnetarët e të dyja grupeve ritmi kardiak është rritur.