Nesër ftoj LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re


E diel, 6 Tetor 2019

PRISHTINË – Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare për Dukagjinin.

Kurti ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.

Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.

Etiketa: , , , , ,