Nesër Opozita sërish në protestë


E diel, 7 Korrik 2019

TIRANË – Opozita shqiptare rikthehet sërish në shesh për të mbajtur të hënën protestën e dhjetë të saj.

“Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan kryetari demokrat, Lulzim Basha në një postim online.

Etiketa: , , , , ,