Neutralizohen shumë terroristë të PKK-së në juglindje të Turqisë


E hënë, 8 Gusht 2016

turkish air force

Ankara – Gjatë sulmeve ajrore të cilat forcat ajrore turke i kryen në Siirt, në juglindje të Turqisë, janë neutralizuar 13 terroristë të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga forcat e sigurisë theksojnë se kanë marrë informacione për pozitën e pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK, ku më pas avionët e forcave ajrore kryen sulmin.

Pas aksionit avionët e tipit F-16 janë kthyer në bazë.