Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Neymar luan me fituesit e turneut ‘Neymar Jr’s Five’, mori pjesë edhe Kosova

Prizren Post | 19:44 - 12.07.2016

Super ylli Neymar Jr dhe shokët e tij kanë luajtur një lojë kundër ekipit prej 5 lojtarësh nga Rio de Janeiro, në një miqësore pasi që ekipi brazilian u shpall kampion në kampionatin e parë të ‘Neymar Jr’s Five’.

“Këtu është gjithçka rreth futbollit të rrugës”, thotë Neymar Jr. “ Është vendi ku lindi futbolli brazilian, dhe vendi nga vijë unë. Lloji i lojës ku topi asnjëherë nuk del jashtë fushës dhe asnjëherë nuk ndalet, ku thuajse nuk ka rregulla. Një lojë super interesante dhe e shpejtë ku unë kisha rastin të luajë përsëri sot”.

neymar-2

Nën rrezet e diellit brazilian, loja miqësore u mbajt pas gjithë garave kombëtare dhe ndërkombëtare të shumë shteteve. Me më shume se 65.000 lojtarë, 10.000 skuadra, nga 6 kontinente gjatë 6 muajve të fundit, gara ‘Neymar Jr’s Five’ solli një tournament të ri ndërkombëtar.

Me vete Neymar Jr në bankat e fushës, ndeshjet kishin tension dhe pasion si asnjëherë më parë. Loja e finales në mes të Brazilit dhe Holandës mbajti qindra fansa në “ Institiuto Projeto Neymar Jr” në maje të gishtave përderisa ekipi brazilian ishte favorit në mesin e të gjithëve.

Ekipi fitues përbehej nga shokët e fëmijërisë, te cilët u rriten duket luaj futboll në rrugët e Rio De Janeiro.

neymar-3

47 ekipe nga 44 Shtete udhëtuan në vendlindjen e yllit brazlilian: Praia Grande, për të marrë pjesë në kampionatin Neymar Jr’s Five. Gjatë fundjavës, 47 ekipet luftuan për fitore.

Finalja botërore u mbajt në “ Institutuo Projeto Neymar Jr” në Praia Grande, Sao Paolo. Brazil, instituti i dedikuar për të ndihmuar 2470 fëmijëve lokal nga mosha 7 deri 14, duke praktikuar metodologjinë e mësimit të bazuar në sporte.

Shtetin e Kosovës e përfaqësojë në mes të 44 shteteve ekipi FC Feniks, i cili në Kosovë mposhti të gjithë ekipet nga katër qytete të Kosovës dhe u shpall kampion kombëtar në ‘Neymar Jr’s Five’ me 01 Prill 2016 gjatë finales kombëtare në ‘Sheshin Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Në finalen botërore ekipi kosovar FC Feniks luajti në Grupin B, xhiro e 32 shteteve.


Arivisti Company