E mërkurë, 12 Gusht 2015
Ashtu siç edhe u tha, sot nga orët e para të mëngjesit, ka nisur të zbatohet marrëveshja për sigurimet kufitare mes Republikës së Kosovës e asaj të Serbisë.
Drejtuesit e automjeteve nga Kosova mund të futen në Serbi me llojin e sigurimit “TPL plus”, i cili vlen edhe për shtetet tjera të rajonit, transmeton lajmi.net.
Sipas Tanjug-ut në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes, mbrëmë ka filluar së funksionuari byroja kosovare e sigurimeve.
Sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova.