Një lajm i hidhur nga ATK rreth kuponëve fiskalë, numri i tyre…


E martë, 22 Gusht 2017

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 490.677 aplikacione janë dorëzuar për rimburësim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë qenë 354.215 aplikacione, derisa gjatë tremujorit të dytë kanë qenë dukshëm më pak, 136.462 aplikacione, shkruan Zëri.

Zyrtarë të ATK-së thonë se pas ndryshimit të formës se kompensimit ka rënë numri, por, sipas tyre, edhe më tutje mbetet i kënaqshëm.

“Duke pasur parasysh se ka qenë periudha e parë pas ndërrimit të formës së rimburësimit, lirisht mund të themi se interesimi ka qenë i kënaqshëm. Ashtu siç e dini, për TM2 2017 kanë aplikuar 136.462 qytetarë, që nëse e krahasojmë me periudhën e parë kur ka filluar kampanja kemi diku 4-5 herë më shumë aplikime. Ndërsa për TM1 2017 numri i qytetarëve që kanë aplikuar ka qenë 354.215”, tha Valentina Bytyqi – Sefa, nga Zyra për Komunikim me Publikun në ATK.

Edhe me modelin e ri të rimburësimit ATK-ja pret nga qytetarët ta rrisin interesimin e tyre për të kërkuar kuponë fiskalë pas çdo blerjeje. 

Etiketa: , ,