Një poezi shqipe të paktën 3600 vjet e vjetër


E shtunë, 2 Korrik 2016

DISKU-FESTO

Kjo poezi është shkruar në njërën anë të diskut të njohur me emrin Disku i Festos ose Faistos. Ky disk, që sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r.

Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi
16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në
arkivin e këtij pallati.
Për Feston, shkurt do të them, se ishte një nga qytetet më të
rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.r., dhe sot
është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike. Për emrin e tij, që
konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim, unë besoj se e
ka marrë nga hyu Ifestos (Ιfaistos,Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien)
të germës nistore I (Η).
Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues
të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te
Iliada
(Kënga 2, vargu 648) dhe te
Odisea(Kënga 3, vargu 296).
Sipas arkeologëve, epoka minoike
fillon më 2.600 p.e.r. dhe
pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.r. me argolitodomi
(αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej
gurësh pa asnjë përpunim.Disku i Festos Ky pallat u shkatërrua nga tërmeti rreth vitit 1730 p.e.r., dhe mbi
gërmadhat e tij u ndërtua më madhështor, ku dhe ai u rrënua nga zjarri rreth vitit 1600 p.e.r.
Ndërkohë, me metodat e reja të matjes së vjetërsisë së objekteve,
datohet dhe prodhimi i diskut, shpëtimi i të cilit konsiderohet fatmirësi në
fatkeqësi, se u ruajt pas një pjekjeje në një temperaturë shumë të lartë
gjatë zjarrit, që dogji pallatin e Festos.
Studiuesit që u morën me të na thonë se konsiderohet monumenti i
parë i tipografisë (i shtypshkrimit), se teksti u shtyp apo më mirë u vulos
në dy pllaka prej argjile të njomë, të cilat në vijim u ngjitën në një. Mbi
të gjitha na thonë edhe se është unik për sa i përket mënyrës së grafisë
(shkrimit) dhe simboleve të veta; ndërsa qëllimi i ndërtimit të tij dhe
prodhuesi i tij, konsiderohen një nga misteret e shumta të arkeologjisë
Ngaqë besoj se këta studiues nuk janë marrë dhe aq shumë me
këtë temë, po jap dhe paraqitjet e lashta vijuese, ku kemi dhe dy nga
simbolet e Diskut të Festos, nga ku mund të them se mëtimi që këto
simbole nuk janë gjetur asgjëkund, nuk është i saktë.
Në të parën e këtyre paraqitjeve, ku kemi një monedhë nga Kerkyra
(Korfuzi), të quajtur dhe ndryshe ishulli i Epirit, siç shikojmë ekziston
dhe simboli, të cilin te Disku i Festos e gjejmë madje katër herë të shkruar
.
Në paraqitjen e dytë, ku kemi një hajmali të besimit (fesë) të quajtur
në latinisht të Abrax-it, në qendër të mbishkrimit që mban Abrax-i, kemi
dhe simbolin, që e gjejmë dhe te Disku i Festos dhe madje dy herëtë shkruar
.
Lidhjen e Kerkyrës së stërlashtë me gjuhën arvanitase dhe në
përgjithësi me gjuhën e shqiptarëve, e gjejmë në historinë e këtij ishulli,
gjersa sipas shkrimeve historike, para vendosjes së të quajturve kolonë
të parë grekë nga Eritrea e Eubesë në shek. e 8 apo të 9 p.e.r., banohej
nga ilirë.Për të vërtetuar origjinën arvanitase të trupit të njeriut me kokëkëndesi, një
figurë fantastike, zgjodha dhe hajmalinë e dytë të këtij besimi
të karakterizuar nga të krishterët e sotëm satanik dhe i mallkuar, ku siç
shikojmë, kemi të shkruar me alfabetin grek emrin arvanitas
ΒΡΑCA
(ΒΡΑΣΑ,Vrasa), që do të thotë vrasës.
Gjatë kërkimit për më shumë të dhëna, zgjodha dhe paraqitjen e
mëposhtme, ku për burrin me këndesin në mburojë kemi emrin
ΤΥΔΥΣ
(TYDHYS).Për TYDHYS-in, që nëgreqisht e quajnë Tidheus
(Τυδεύς), na është e
njohur se ishte bir iOineas (Οινέα), mbretit të
Etolisë (Αιτωλίας), që ishte një vend në bregdetin
e Detit Jon. Ndërsa shpjegimin se përse mori
emërtimin Vrasa (Βράσα) apo Vrasës, e gjejmë te Apollodori, ku lexojmë:
“Kur Tidheu (Tideu) u rrit dhe u bë një djalë trim, u internua,
sepse vrau, siç thonë, vëllain e Oineas Alkanthin, apo siç thotë
autori i Alkmeonidës, ngaqë vrau bijtë e Melanosi), Fineun,
Eurilaun, Yperlaun, Antiokun, Eumidin, Sternopin, Ksanthipin dhe
Stenelaun, që komplotonin kundër Oineas, apo më në fund, siç
thotë Ferekidisi, se vrau vetë vëllanë e tij, Olenian. Dhe meqë
Agriosi (Egri) hapi gjyq kundër tij, u strehua në Argos pranë
Adrastit (Άδραστο)…
(Apoll. VIII. 5).
Ngaqë te monedha nga Kerkyra me simbolin, nga ana tjetër kemi lopën që i jep qumësht viçit të vogël, simbol që e gjejmë në më të shumtat e monedhave të të quajturave koloni të saj, domethënë
të Apollonisë dhe Epidamnit apo Dyrrahit të mëvonshëm, zgjodha dhe dystatirët e argjendtë të
mëpasshëm nga Karistoja (Κάρυστο) e Eubesë, te të cilët kemi po të njëjtën paraqitje.Duke ditur se edhe sot në Karisto
flasin arvanitisht, dhe duke marrë
këndesin, apo gjelin apo kokoshin, që gjendet në anën tjetër te të dy këto
monedha, si simbol etnik i banorëve të Karistos, atëherë do të mund të
thosha se alfabeti, të cilin e kemi të shkruar te shishja e bojës e mëposhtme
në formë këndesi, nëse nuk është alfabeti i stërlashtë i Karistos, të paktën
është alfabet që mund ta përdorte dhe kyqytet i lashtë.Shishja e bojës e Viterbos
Ky objekt qeramike, i tipit të famshëm
të qeramikës së teknologjisë “bucchero”,
që është karakteristik për ngjyrën e zezë
të ndritshme dhe për paretet e holla,
është gjetur në Viterbo të Tirrenisë dhe
kronologjizohet i shek. të 7 p.e.r. dhe sot
ndodhet në Metropolitan Museum of Art
të Nju-Jorkut.
Teksti i Diskut të Festos, i cili është
shkruar në radhë (trajtë) helikoidale
(spirale) mefigura simbole,fillon nga të
dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë gra fie si
e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë.
Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë
simbolet me paraqitje njerëzish:ku siç shikojmë se të gjitha shohin për nga e djathta.
Për vulosje janë përdorur në tërësi 46 vula me simbole figura të
ndryshme dhe në shumatore me to kemi 241 vulosje, 123 në të quajturën
nga unë ana e parë dhe 118 te tjetra.
Ngaqë numri i këtyre 46 simboleve apofigurave, që secila shqiptohet
si dhe tingulli i asaj që pasqyrohet, nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë
gjuhën arvanitase, krijuesi i këtij alfabeti, me katër nga këto simbole,
plotësoi edhe 7 të tjera me të kthyer në vulosje apo në grafi në efigurës
së tyre, duke bërë në tërësi (shumatore) simbolet apo shkronjat e tij 53.
Të katër këto simbole janë:të cilat të shkruara i gjejmë dhe Te tabela e mëparshme, të cilin unë e quaj tabelë e alfabetit të Diskut të Festos, jap të gjitha ato simbole me radhën që i gjemë, duke marrë si
të parë anën e sipërpërmendur, duke i shtuar madje edhe një shtyllë, ku
jap dhe se sa herë secilin nga këto simbole e kemi të shkruar në tërësi.
Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në
arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që
janë ruajtur. Ndërmjet tyre, që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe
një, i cili edhe ai ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos,
dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”.
Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës
arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët,
në bibliogra finë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i
Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann,
po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von
Elbassan”.Emërtimin “Alfabeti i Elbasanit” e ka marrë se Elbasani është vendi
ku është gjetur apo më mirë është ruajtur. Gjermani Johann Georg von
Hahn, që u përket studiuesve të mirë në lëmenjtë e kërkimeve të gjuhës,
folklorit dhe gjeogra fisë të shekullit të mëparshëm, këtij alfabeti i kushton
një kapitull të tërë te libri i “Albanesische Studien”.
NIKO STYLOS