Një ‘qytet’ vetëm me monedha


E diel, 3 Maj 2015

Një burrë ka ndërtuar një model në miniaturë të qytetit të tij të lindjes, Chongqing në Kinë, duke përdorur vetëm monedha.

He Peixi, 32 vjeç, shpenzoi një muaj për të ndërtuar qytetin e tij, me 50 mijë monedha antike dhe moderne nga brenda dhe jashtë vendit.

Ai tha se merrte rreth dy orë çdo ditë, për një muaj, duke vendosur monedhat njëra mbi tjetrën, për të ndërtuar godinat tipike dhe urat e qytetit.

Ai përdori edhe agata të kuqe dhe të gjelbra për të krijuar lumin Jance dhe Jialing, dy lumenjtë që përshkojnë vendlindjen e tij.

Etiketa: ,