Njëra nga njësitë më elitare në botë përkujdeset për sigurinë e Trumpit dhe Kimit Jong-unit


E martë, 5 Qershor 2018

Pas konfirmimit për pjesëmarrje nga të dyja palët – Donald Trump dhe Kim Jong-un, nikoqiri i samitit historik, Singapori ka filluar përgatitjet për këtë takim të shumëpërfolur, duke angazhuar një nga njësitë më elitare në botë që të kujdesen për sigurinë e liderit amerikan dhe atij verikorean – bëhet fjalë për njësinë Gurkha.

Edhe pse të dy liderët do të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga ekipet e sigurimeve të tyre, për mbarëvajtjen e samitit do të angazhohen edhe policia e Singaporit, përfshirë edhe një kontingjent të Gurkhave që do të përkujdesen për sigurinë në vendin e takimit të liderëve, rrugëve dhe në hotele

Gurkhat që në Singapor nuk shihen shpesh, javën e kaluar janë filmuar duke bërë roje në hotelin “Shangri-La” ku edhe ishte mbajtur konferenca për siguri, me ç’rast morën pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat tjerë regjional.

Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se prania e Ghurkave në këtë konferencë, ka qenë si një lloj parapërgatitje për samitin SHBA-Koreja e Veriut.

Përveç armëve moderne që i posedojnë, Gurkhat janë ekspertë në dyluftim me “kukri” – thikë unike që konsiderohet si armë tradicionale e kësaj njësie.
Gurkhat tash e 19 vite rekrutohen dhe trajnohen në Singapor, dhe gjashtë shërbimit të tyre bëjnë një jetë strikte, kurse në moshën 45-vjeçare të gjithë anëtarët tërhiqen nga detyra dhe kthehen tek familjet e tyre.

[youtube X6FZmkzd7-A]

Etiketa: ,