Nuk ka datë për dialogun Kosovë -Serbi


E enjte, 7 Qershor 2018

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq ka deklaruar se ende nuk dihet data pse kur do të vazhdojë dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo ka shtuar se për aq sa di takimi në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, nuk ishte i planifikuar për sot, shkruan “Danas”.

Kocijançiq ka shtuar se kontaktet me të dyja delegacionet po vazhdojnë, trnasmeton Telegrafi.

Kocijançiq ka përsëritur se përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini rregullisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Etiketa: ,