Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nuland dhe Nikoliq: SHBA e mbështet Serbinë në rrugën për BE

Astrit Shehu | 17:06 - 14.07.2015

Nuland, ia ka transmetuar sot presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, se SHBA e mbështesin Serbinë në rrugën e saj të evrointegrimeve.

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ia ka transmetuar sot presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Serbinë në rrugën e saj të evrointegrimeve dhe se janë të gatshme të ndihmojnë në këtë çështje, ndërsa zotri Nikolliq ka vlerësuar se Serbia e meriton që sa më shpejtë të pranohet me anëtarësi të plotë në BE, ka kumtuar kabiteni i presidentit të Serbisë.

“Partneriteti i dy vendeve tona forcohet me punën tonë të përbashkët dhe Amerika është shumë e interesuar që ta shohë Serbinë në familjen e popujve evropianë”, tha Victoria Nuland, e cila, po ashtu, e ka përshëndetur përparimin të cilin Serbia e ka treguar duke kaluar nëpër reforma, që kanë për qëllim modernizimin e Serbisë, thuhet në kumtesë.

Zoti Nikolliq tha se “Serbia ka bërë shumë mund për uljen e tensioneve në Ballkan, ndërsa me reformat e veta dhe rregullimin e shtetit gjatë disa viteve paraprake, gjithsesi e meriton që sa më parë të pranohet me anëtarësi të plotë në BE”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.REL/


Etiketa:
Arivisti Company