Nxjerrin peshkaqenë në breg, vetëm që të fotografohen


E hënë, 25 Korrik 2016

breg

Peshkatarët e njohur si ‘njerëzit peshkaqen’, gjuajnë vetëm peshkaqen dhe pasi i kapin, i nxjerrin në breg që të bëjnë nga një fotografi dhe i lëshojnë sërish në det.

Së fundmi, ata kanë qenë në plazhin Carnavon të Australisë, ku kanë arritur ta kapin një peshkaqen tigër.

Josh Butterwoth dhe Jethro Bonnitcha, që të dy 29-vjeçar, ia kanë dalë ta kapin gjallesën e gjatë mbi tri metra, që ka lëkurë shumë të rrëshqitshme.

Siç shihet në fotografi, ata janë komplet të veshur, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të manovrojnë me peshkaqenin që është shumë i lëmuar.

“Ishte shumë i lëvizshëm, por më në fund u dorëzua”, ka shkruar Butterwoth në Facebook, lidhur me kapjen e fundit.

Kjo zënie është në mesin e shumë peshkaqenëve, që këta peshkatarë i kanë zënë më parë./telegrafi/