E martë, 3 Qershor 2014
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dënoi grupin nigerian Boko Haram, dhe e konsideroi si një grup terrorist që nuk përfaqëson muslimanët apo besimin e tyre.
“OBI ka lëshuar deklaratë të qartë se këta njerëz kryejnë veprime të paligjshme , ” tha Iyad Madani Ameen, sekretari i përgjithshëm i organizatës pan – muslimane.
“Ajo që ata bëjnë është vepër penale. Veprimet e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë të bëjë me Islamin, mësimet islame, historinë, kulturën apo qytetërimin Islam”, shtoi ai.
” Ne duhet ti identifikojmë ata sic janë, pra si një grup terrorist,” tha shefi i OBI pas takimit me presidentin nigerian Goodluck Jonathan.
Ai tha se delegacioni i grupit 57 – anëtarësh kishte ardhur për të shprehur solidaritetin me Nigerinë dhe viktimat e “kësaj organizate terroriste.”
Madani ka ofruar ndihme per Nigerinë në çfarëdo mënyrë të mundshme, duke përfshirë nxitjen e dialogut ndërfetar.
Nigeria ka qenë një anëtare e Organizatës së Konferencës Islamike që nga viti 1986.
Boko Haram, që në gjuhën vendase do të thotë “edukimi perëndimor është i ndaluar”, së pari u shfaq në fillim të viteve 2000 duke ngritur zërin kundër qeverisë dhe korrupsionit.
Grupi më vonë u bë i dhunshëm pas vdekjes së liderit të tyre në vitin 2009, ndërsa ishte në paraburgim policor.
Edhe pse ata pretendojnë se duan një qeveri islamike në rajon, xhamitë dhe muslimanët – shumica e të cilëve kundërshtojnë Boko Haramin – kanë qenë në shënjestër nga ky grup militant.