Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ofron një milion dollar për zgjidhjen e një problemi matematikor

Prizren Post | 08:40 - 09.06.2013

Miliarderi Andrew Beal kurrë nuk ia ka përfunduar studimet në Universitetin Baylor, por gjithnjë është fascinuar me numra dhe teori lidhur me numrat. Për këtë arsye tashti, si i 43-ti në listën e miliarderëve amerikanë (është i “rëndë” vetëm 8 miliardë dollarë) ofron shpërblim në lartësi prej një milion dollarëve për zgjidhjen e një problemi matematikor, të cilin ai tenton ta zgjidhë që nga vitit 1993 dhe i cili në ndërkohë sipas tij është quajtur Hipoteza e Bealit.

Për zgjidhjen e këtij problemi ai në vitin 1997 ofronte vetëm 5 mijë dollarë, për ta rritur më vonë në 100 dhe 200 mijë dollarë, kurse tashti ofron shpërblim me numër shtatëshifror, njofton dallasnews.com.

E tëra ka filluar me vendosmërinë e Beal për të zgjidhur problemin e vjetër 350 vjet të teoremës së fundit të Fermat’s – idesë që Ax+By=Cz.

Beal ka ardhur në përfundim që ky ekuacion mund të zgjidhet vetëm në qoftë se A, B dhe C kanë faktorin e përbashkët numerik.

Sipas matematikanëve të njohur amerikanë, vërtetimi i kësaj teorie do të sillte revolucion në tërë fushën dhe se kjo do të paraqiste përparim dhe risi të madhe.

Deri tashti janë propozuar qindra zgjidhje të arritura, por komiteti përkatës mendon se asnjë nga to nuk është zgjidhje adekuate.

Bealin tashti e mban shpresa që shpërblimi i rritur do t’i inspirojë njerëzit e rinj me ide të reja.

“Do të doja që t’i inspirojë njerëzit e rinj për t’u marrë me matematikë dhe shkencë. Rritja e shpërblimit paraqet mënyrë të mirë për t’u tërhequr vëmendja për matematikën … Shpresoj që edhe shumë njerëz të rinj do t’i futen botës së mrekullueshme të matematikës”, thotë ky miliarder i pazakontë.


Arivisti Company