OKB-ja refuzon kandidatin e Trumpit


E shtunë, 30 Qershor 2018

Gjenevë – Kandidati i administratës Trump për të udhëhequr Agjencinë e Migracionit të Kombeve të Bashkuara e humbi garën e së premtes, një zhvillim ky që shihet si goditje e fortë për Shtetet e Bashkuara në një organizatë shumëpalëshe.

Amerika e ka drejtuar këtë agjensi në pjesën më të madhe të ekzistencës së saj. Organizmi në fjalë u themelua në vitin 1951 për të ndihmuar rivendosjen e miliona refugjatëve europianë pas Luftës së Dytë Botërore dhe zyrtarisht u bë pjesë e OKB-së shtatorin e vitit 2016.

Kandidati amerikan Ken Isaacs, zëvendëspresident për një kohë të gjatë i organizatës së Ndihmës së Ungjillit të Krishterë “Samurai Purse”, u bë i diskutueshëm kur në shtyp u publikuan disa postime të tij në Tëitter dhe në media të tjera sociale, poshtëruese ndaj komunitetit mysliman. Isaacs u rendit i fundit prej tre kandidatëve në garë, pas një votimi të fshehtë të zhvilluar në Gjenevë.

Duke filluar nga 1 tetori, organizata do të drejtohet nga Antonio Vitorino i Portugalisë, një ish-komisioner europian për drejtësinë. 10 ditë më parë, Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqeshin nga këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë, duke e cilësuar “një pusetë anësish politike” dhe një organizëm hipokrit.

Etiketa: , , ,