Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Opozita gjermane i thotë Merkelit të kërkojë falje

Prizren Post | 19:02 - 04.09.2013

Berlin, 4 shtator – Partia kryesore opozitare gjermane është duke kërkuar nga kancelarja Angela Merkel që të kërkojë falje pasi ajo ju ka thënë atyre “totalisht të pasigurt” për krizën e borgjeve të Evropës.

Komentet e Merkelit, pak para zgjedhjeve e ka zemëruar rivalin e saj Peter Steinbruck të socialdemokratëve, të cilët kanë votuar pro shumicës së masave për shpëtim të eurozonës të propozuara nga qeveria e Merkelit.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman, ARD Merkel ka thënë se socialdemokratët janë “totalisht të pasigurt në çështjen e krizës së euros”, transmeton REL.

Rivali i saj, Steinbruck ka thënë se Merkel është “duke shkatërruar ura” derisa shefi i grupit parlamentar socialdemokrat, Thomas Oppermann i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA: “Merkel duhet të kërkojë falje”.

Zyra e Merkelit e ka lëshuar një deklaratë duke insistuar se ajo me deklaratën e saj nuk ju referuar votimeve të kaluara të kundërshtarëve të saj.


Bëni një koment