Opozita nuk shkon sot te kryeministri Mustafa


E hënë, 7 Dhjetor 2015

Prishtinë – Drejtuesit e partive opozitare nuk do të shkojnë sot në takim te kryeministri Isa Mustafa, pavarësisht ftesës nga ky i fundit.

I pari i Qeverisë së Kosovës ditë më parë i ka ftuar në takim më 7 dhjetor (sot) liderët e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymerin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajn nga “Nisma për Kosovën”, si dhe zëvendëskryeministrin e parë, Hashim Thaçi.

Mustafa ka thënë se këtë ftesë e ka bërë në vazhdën e ftesave dhe gatishmërisë së vazhdueshme për dialog me të gjithë faktorët politikë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, opozitarët thonë se nuk pranojnë çfarëdo dialogu me kreun e ekzekutivit pa tërheqjen e marrëveshjeve.

Frashër Krasniqi, zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë të dielën për “Zërin” se qëndrimet e opozitës tashmë janë të qarta dhe se, sipas tij, kërkesa e kryeministrit Mustafa është e pasinqertë.

Etiketa: ,