E enjte, 7 Korrik 2016
Tirane – Partia Demokratike ka lëshuar pe nga kërkesa e vendeve të rezervuara, por ka dalë me një propozim të ri për nenin ‘88, ku kërkon Komision ad-hock me 12 anëtarë, ku në përbërje do të ketë 6 të mazhorancës dhe 6 të opozitës.
Ky komision merr listat e kandidatëve, të cilat sipas ekspertëve demokratë nuk propozohen dhe as verifikohen nga partitë. Formula e zgjedhjes Çdo deputet, voton në mënyrë të fshehtë për një emër, ndërsa 12 emrat e votuar i kalojnë Parlamentit për miratim me një shumicë prej 2/3. Kandidaturat vetëofrohen në bazë të kritereve, ndërsa filtrohen nga një trupë prej 3 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur me short. Formula e re i heq operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të drejtën e parashikuar në draftin aktual, ku në rast të dështimit në Parlament të emërimit të anëtarëve, ndërkombëtarët hartojnë një listë me emra dhe Presidenti hedh një short publik me emrat e përzgjedhur, të cilësuar menjëherë të emëruar. Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Në mënyrë elektronike zgjedh një gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim. Kandidatët kalojnë në parlament me 2/3.
Propozimi i ri i PD-së që u bë publik vetëm dje, mësohet se është dorë- zuar para 17 ditësh në Komisionin e Reformës në Drejtësi, por gjatë këtij harku kohor selia blu nuk ka marrë asnjë reagim. Negociatat Propozimi i plotë me dokumente i PDsë për nenin 88 të Reformës në Drejtë- si do të bëhet publik të premten. Ndërkohë zhvillime ka dhe nga krahu i majtë. Tashmë nuk përjashtohet as mundësia e nisjes së negociatave. Mësohet se Fatmir Xhafaj ka kërkuar të zhvillojë negociata me kolegun e djathtë Oerd Bylykbashi, për arritjen e një konsensusi për pikën 88. Pika 88 e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi është bërë dhe vija ndarëse mes opozitës dhe qeverisë për draftin që do të kalojë për votim më 21 Korrik. Reforma kërkon 94 vota, ndërsa deputetët e PD-së prej kohësh janë pozicionuar me votën kundër, në rast se nuk rishikohet pika 88. Aktualisht “Pika 88” e vlerësimeve të Komisionit të Venecias parashikon: “Nëse partitë politike të përfshira në proces nuk bien da- 04 2 {Thellë} kord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre”.
Partia Demokratike pretendon se më 24 qershor i ka dërguar mazhorancës formulën e re të kompromisi për reformën në drejtësi, ku heq dorë nga formula e vendeve të rezervuara. Por kreu demokrat e lexon heshtjen e këtyre dy javëve si një provë të re se Edi Rama, sipas tij, kërkon dështimin e reformës në drejtësi. Formula për misionin e monitorimit Mësohet se prej më shumë se 17 ditësh mazhoranca ka refuzuar çdo përgjigje dhe argument mbi formulën e re të PDsë. Ndërkohë shumë i rëndësishëm ka qenë dhe përgjigja e kreut demokrat në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve sa i përket monitorimit në këtë proçes, e cila deri më tani ka ndarë palët. PD për këtë pikë ndarëse, shprehet se është pro operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Por nga ana tjetër thekson se autoriteti i të huajve nuk mund të jetë mbi atë që i ka dhënë “Venecia”. “Opozita nuk ka vendosur asnjëherë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të ketë kompetenca që nuk i jep “Venecia”. Ne kemi qenë dhe jemi për kompetencat që “Venecia” i njeh komisionit apo operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe për këto kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë deri në fund. Operacioni bën atë që i ka ngarkuar “Venecia”. Se në çfarë mënyre e zgjedh ta bëjë, këtë natyrisht e zgjidhin më mirë ekspertët. Detyra jonë është të garantojmë zbatimin 100% të “Venecias” për këtë dhe çdo aspekt tjetër”, ka nënvizuar dje Basha. Mbi tryezat e negociimit është edhe një formulim tjetër. Ai është një propozim i mazhorancës që quhet vota e vetme e transferueshme, ku deputetët rendisin kandidatët sipas preferencës. Votat plus të kandidatit të parë dhe votat e kandidatit të fundit u transferohen kandidatëve të renditur më lart derisa të arrihet pragu i nevojshëm i votave dhe të plotësohen të gjitha vendet. Por Lulzim Basha thotë se këtë formulë opozita e ka hedhur poshtë dy herë.
Reagimi/Hysi: Për formulën e PD-së s’kam dijeni
Pavarësisht se opozita pretendon se e ka dorëzuar 17 ditë më parë propozimin e saj të ri, anëtarët e komisionit të reformës nuk kanë dijeni për formulën e re të Partisë Demokratike, për 4 institucionet e drejtësisë. Sipas përfaqësueses socialiste në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Vasilika Hysi, kjo formulë po del jashtë negociatave. “I gjithë procesi nuk mund të jetë jashtë negociatave. Në rast se kolegët janë tërhequr nga vendet e rezervuara më vjen mirë. Shpresoj që ata të kuptojnë se ne duam të zgjidhim problemin e gjyqësorit. Të ndërtojmë një proces që të jetë efiçent. Ju keni një lajm që unë sot nuk e kam. Ne nuk i nxjerrim negociatat në ankand. Kuadri ku do të negociohet do të jetë Komisioni i Venecias”, u shpreh Hysi. Kjo deklaratë e saj u bë pas mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar, ku u diskutua për rolin e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj korrupsionit, i cili do të jetë edhe misioni i kësaj strukture.
Lu kërkon të bindë opozitën, pas Patozit takohet me Bregun
Pas takimit me deputetin e PD-së, Astrit Patozi, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është takuar mesditën e kësaj të mërkure, me deputeten Majlinda Bregu. Ambasadori Lu vijon përpjekjet e tij për të bindur opozitën që të votojë draftin e reformës në drejtësi në datën 21 korrik. Për këtë qëllim, kryediplomati amerikan ka intensifikuar takimet me përfaqësuesit e opozitës. Dhe brenda pak ditëve ai ka takuar dy prej figurave të rëndësishme të PDsë. Takimi vjen pas tërheqjes së PDsë nga vendet e rezervuara në katër institucionet e reja që krijohen nga reforma në drejtësi.
Konsensusi në prag të vizitës së Nuland
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë për realizimin e reformës ne drejtësi. Edhe vizita e asistentes për Çështjet Europiane dhe të Azisë, e Sekretarit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, duket se ka për qëllim finalizimin e saj. Zyrtarja e lartë, do të mbërrijë në Tiranë me 10 korrik, pak ditë para votimit të draftit në Parlament. Nuland do të ndalet fillimisht në Shkup, për të përcjellë mesazhin e saj lidhur me krizën politike, që ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë në axhendën e saj edhe Shqipërinë. Nuland do t’i drejtohet me një mesazh klasës politike, për rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë. Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e internetit të Departamentit Amerikan te Shtetit, mësohet se objektivi i takimeve në Shqipëri do të jetë reforma në drejtësi. Nuland do të takohet me përfaqësues të qeverisë, liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile me të cilët do të bisedojë dhe për cështje bilaterale dhe rajonale. Turi i Nuland në rajon do të nisë në Kosovë. Një ditë më pas do të jetë në Maqedoni e më pas në Serbi, për t’u përmbyllur në Qipro./shekulli/