E enjte, 5 Maj 2016
Prishtinë – s kur është në pyetje liberalizimi i vizave, partitë opozitare në Kosovë nuk ndërrojnë mendje.
Vetëvendosje, AAK-ja e Nisma nuk do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht se ky është kriter të cilën BE-ja e ka vendosur për lëvizjen e lirë të kosovarëve, raporton KTV.
Thonë se nuk e lejojnë humbjen e 800 hektarëve tokë për asnjë çmim.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila i ka prirë kësaj kauze opozitare, thotë se nuk do të marrë fare pjesë në seancë, kurdo që hidhet për votim ratifikimi i marrëveshjes.
Për t’i thënë jo kësaj marrëveshjeje, Nisma për Kosovën thotë se opozita duhet bërë sërish bashkë, sepse, sipas saj, vetëm në këtë mënyrë, do t’u tregohej qytetarëve se kauza e tyre ishte e sinqertë.