Opozita vazhdon të dështojë


E shtunë, 13 Tetor 2018

Prishtinë – Partitë opozitare qe dhjetë muaj nuk po arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

Për të kaluar mocioni opozitarëve u nevojiten edhe katër vota të deputetëve të koalicionit.

Vetëm tre muaj pasi kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë detyrën si shef i Qeverisë së Kosovës, në dhjetor të vitit të shkuar, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin nisur ta përmendnin ngritjen e mocionit për rrëzimin e ekzekutivit.

Etiketa: , , ,