Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Osmani: Nëse as sulmet nuk na bashkojnë, duhet të gjithë të japim dorëheqje

Prizren Post | 14:17 - 05.08.2016

Prishtinë – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa osmani gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për sulmin e mbrëmshëm tha se edhe nëse sulmet me predha nuk arrijnë t’i bëjnë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës, atëherë duhet të gjithë të japin dorëheqje nga ky institucion.

Osmani po ashtu kërkoi që të ndryshohet pika e tretë e deklaratës, ku thuhet se sulmi është bërë për qëllime politike.

Ajo kërkoi që kjo pikë të ndryshohet pasi, qëllimin e sulmit mund ta dëshmojnë vetëm organet e rendit.

Osmani tha se fatmirësisht që nuk është lënduar askush, pasi aty punojnë edhe staf tjetër, përveç deputetëve të Kuvendit.


Arivisti Company