Pacolli: Kjo qeveri ka dështuar ekonomikisht


E premte, 13 Maj 2016

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij ka filluar fuqishëm të konsolidohet në teren.

Pacolli ka bërë me dije se për zgjedhjet e ardhshme pragu zgjedhor për AKR-në, as që do të diskutohet.

Ai në një intervistë për Epokën e Re, e ka kritikuar qeverisjen në vend. Sipas tij, koalicioni qeverisës PDK-LDK po tregon përformancë të dobët.

Pacolli ka thënë se ekonomikisht kjo Qeveri ka dështuar, por nuk ka fjalë të mira as për politikën e jashtme për të cilën thotë se ka qaluar shumë në aspektin e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës si shtet.

Pacolli ka folur edhe për largimin e Mimiza Kusari-Lilës. Ai ka bërë me dije se nuk është i kënaqur me qeverisjen e Kusari-Lilës në Gjakovë dhe ka treguar se ka kërkuar nga ajo të ketë reflektim të qeverisjes në këtë komunë.

Etiketa: , ,