Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pacolli: Me AKR-në, Kosovës do t’i trefishohet buxheti

Prizren Post | 23:35 - 03.06.2016

Prishtinë – Lideri i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka deklaruar se Kosovës do t’i rritej për tri herë buxheti i shtetit, nëse me vendin do të qeveriste partia e tij.

Këtë koment ai e ka bërë të premten në Pejë, në një mbledhje të partisë, ku kanë aderuar disa të rinj.

Siç njofton AKR-ja, Pacolli u ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen partisë së tij duke thënë se vetëm ky subjekt politik, u përgjigjet kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Përveç Pejës, Pacolli ka vizituar edhe Vushtrrinë, me ç’rast ka vizituar edhe disa biznese që operojnë në këtë qytet.


Arivisti Company