Pacolli vizita nëpër Europë, për lëvizjen e lirë të kosovarëve


E martë, 19 Qershor 2018

Prishtinë – Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli njofton se në vazhdën e vizitave të shumta në Evropë, aktualisht ndodhet në Austri.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se aty do takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl dhe më pas do të vazhdojë për në Holandë, Lihtenchtein dhe Zvicër ku gjithashtu do të takohet me homologët e tij dhe personalitete tjera me rëndësi.

“Tema kryesore, marrëdhëniet bilaterale, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe procesi i integrimeve”, ka theksuar Pacolli.

Etiketa: , ,