E mërkurë, 5 Gusht 2015
Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka lajm rreth kësaj marrëveshje e cila ishte dashur të fillonte së zbatuari më herët.
“Sot në Bruksel, pas një takimi të gjatë dhe bisedimeve të vështira me ndërmjetësuesit e BE-së dhe sekretares së përgjithshme të Këshillit të Byrove znj.Greet Flore, u dakorduam që implementimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohje reciproke të policave të sigurimit kufitar të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të fillojë nga 12 Gusht 2015”, njofton Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë së sigurime “Siguria” dhe anëtar delegacionit të Kosovës në bisedat me Serbinë për marrëveshjen për lëvizje të lirë.
Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka lajm rreth kësaj marrëveshje e cila ishte dashur të fillonte së zbatuari më herët.
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka marrë pjesë në takimin lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve, që do të mbahet në Bruksel.