Pallaqinka për mëngjes


E enjte, 26 Maj 2016

Palepeta-650x358

Një recetë e shpejtë dhe e shijshme për mëngjesin tuaj.

Përbërësit:

5 vezë,
gjysmë litre qumësht
pak kripë
1 sheqer vanilje
1 filxhan kafeje vaj
400 gram miell

Përgatitja:

Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden të gjitha. Tigani për pallaqinka, pasi ngrohet më parë, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brum aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1mm. Pallaqinkat piqen në të dyja anët. Kështu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.
Lyerja e pallaqinkave bëhet sipas dëshires tuaj dhe mbështjellen në formë roleje dhe vendosen në pjatë.

Ju bëfshin mirë.