PAMJE SHQETESUESE: Kamioni shtyp një grua në Tiranë (Video)


E mërkurë, 12 Gusht 2015

aksidenti-shokues

Tiranë – Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen, ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Tiranë.
Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore në “Rrugën e Elbasanit”.

Aksidenti ka ndodhur pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe mësohet se viktima është një grua rreth moshës 40 vjeç.

Sipas policisë një kamion me targa AA442ID ka përplasur për vdekje një 40-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur.

Viktima ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe pas përplasjes ka përfunduar poshtë trajlerit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e kamionit, G. Bona, i cili dyshohet se është fajtori i këtij aksidenti fatal që i mori jetën gruas.