Panucci flet për rikthimin e Xhakës: Ai kërkoi falje


E hënë, 2 Tetor 2017

Këto dy përballje sipas trajnerit Christian Panucci kanë shumë rëndësi, sidomos për imazhin e Shqipërisë.

Trajneri italian për këto dy ndeshje ka kthyer në Kombëtare Taulant Xhakën dhe Sokol Cikalleshin, ndërkohë që për përballjen me Spanjën nuk do të jenë Mërgim Mavraj, Odise Roshi dhe Burim Kukeli.

“Nuk e kam thënë asnjëherë se Cikalleshi e Xhaka nuk do të kthehen në Kombëtare”, u shpreh Panucci.

“Xhaka kërkoi falje disa herë dhe i ka kuptuar gabimet e tij. Cikalleshi radhën e kaluar nuk respektoi orarin, që është diçka e rëndësishme, por e them se ai është një futbollist me peshë në skuadër”, shtoi ai.

“Si Cikalleshi, ashtu edhe Xhaka, janë dy lojtarë shumë të mirë që duan të ndihmojnë Kombëtaren, por që tani e tutje ata duhet të respektojnë rregullat”.

“Për sa u përket lojtarëve të skualifikuar, janë mungesa të rëndësishme, por ne do të hedhim në fushë formacionin më të mirë”, deklaroi Panucci. /Gazeta Express/