Panucci: Skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve


E hënë, 4 Qershor 2018

Disfata e dytë në po aq miqësore e ka shtuar presionin te trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, aq sa konferencën e programuar para gazetarëve ta zhvillonte në një qoshe të hotelit ku qëndroi ekipi kuqezi.

Në mënyrë thuajse të fshehtë dhe me pyetje të përgatitura, italiani u rrëfye për humbjen e radhës në stadiumin e Evianit, e këtë e bëri në orët e para të së hënës – transmeton Top Channel.

Etiketa: