E enjte, 5 Dhjetor 2013
Vatikan, 5 dhjetor – Papa Françesku ka pranuar para katolikëve në një kishë jashtë Romës se dikur ka qënë truprojë në një klub nate në vendlindjen e tij, në Argjentinë.Papa ka pranuar gjithashtu se ka pastruar dyshemetë, si dhe ka drejtuar analizat në një laborator kimik, – tha Papa. Si lider i komunitetit jezuit në Argjentinë, ai zgjohej që në 5:30 të mëngjesit për të larë rrobat e priftërinjve, sipas autorit Christopher Lowney.
Papa Françesku nuk ofroi detaje mbi karrierën e tij si punonjës i klubit të natës, sipas “Osservatore Romano”, gazetës së Vatikanit, apo se çfarë lidhje mund të ketë eksperienca e tij me punën aktuale si Famulltar i Krishtit dhe kreu i Kishës Katolike Romane.
Në vend të kësaj, Papa u tha grupit të kishës se “puna e tij më pas, si mësues i letërsisë dhe psikologjisë, i mësoi atij se si t’i kthente njerëzit sërish te kisha”, raporton Shërbimi Informativ Katolik.
Rikthimi i njerëzve në kishë duket se është misioni i parë i Papa Françeskut këto ditë, siç është bërë e ditur nga deklarata e fundit zyrtare e tij, një fjalim gjallërues prej 50 mijë fjalësh ndaj 1,2 miliardë katolikëve të botës, shkruan BallkanWeb.
Në “Gëzimin e Ungjillit”, zyrtarisht i njohur si një “nxitje apostolike”, Françesku bëri thirrje për reformimin e kishës, duke nxitur katolikët të jenë më të guximshëm dhe më të lumtur, teksa ndëshkon elementët e kapitalizmit modern.
“Preferoj një Kishë që është e copëtuar, e dëmtuar dhe e pistë, sepse ka qenë e hapur ndaj kujtdo në rrugë, – tha Papa, – në vend të një Kishe që është e pashëndetshme nga të qenit e mbyllur dhe nga të qenit e kapur pas sigurisë së vet”.