Paralajmërohet grevë 20 orëshe nga punëtorët e aeroportit


E mërkurë, 21 Gusht 2019

PRISHTINË – Sindikata e punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” do të vazhdojë grevën edhe nesër.

Këtë për Klan Kosova e deklaroi kryetari i sindikatës, Bashkim Latifi, ai tha se greva nesër do të fillojë nga ora 07:00 dhe do të zgjasë 24 orë.

Latifi shtoi se ky vendim i sindikatës erdhi pas Kuvendit të mbajtur para një ore, ku shtoi se e gjithë kryesia që përfaqëson çdo sektor të punëtorëve të aeroportit votoi me vota pro.

Ai gjithashtu theksoi se kërkesat e tyre janë të njëjta dhe deri tani tregoi se nuk kanë biseduar më askënd nga aeroporti.

Ndërsa se a do të vazhdojë edhe ditët tjera greva Latifi nuk dha detaje më shumë.

Etiketa: ,