Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Paraushtarakët në SHBA gjejnë frymëzim tek Trump

Prizren Post | 14:40 - 16.11.2016

New York – Ndryshe nga mijëra amerikanë të cilët protestojnë në rrugë ditëve të fundit, pjesëtarët e një grupi të armatosur paraushtarak në shtetin federal amerikan të Xhorxhias duken të lumtur dhe ndihen të lirë pasi ata mund të kryejnë trajnime rutinë të armëve në kampin e tyre gjysmë të izoluar në Atlanta, raporton Anadolu Agency.

Lideri i tyre Chris Hill beson se Forcat e Sigurisë të Xhorxhias (GSF) shohin një mbështetës te Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump. Supozimi i ish-marinsit nuk është i pa bazë.

Manjati republikan i biznesit, i cili mori mbështetjen e Shoqatës Kombëtare për Armë, u ka premtuar se do të heqë zonat e ndalimit të armëmbajtjes në shkolla dhe bazat ushtarake në ditën e tij të parë në detyrë.

Sipas faqes së tij, ai gjithashtu planifikon të heqë kufizimet për blerje të armëve dhe municioneve, ndërsa leja për armëmbajtje mund të merret në Gjykatën Supreme.

“Ne jemi përcaktuar për të mbrojtur amendamentin tonë të dytë”, ka thënë Trump në një video gjatë fushatës.

Por armët nuk janë e vetmja gjë që paraushtarakët mbështesin Trump-in, ata ndajnë edhe pika tjera të përbashkëta. Qëndrimi i tij i ashpër ndaj emigracionit dhe “islamit radikal” janë ndër parimet kryesore të grupit.

Ky ishte një shqetësim për sigurinë, që çoi fotoreporterin e Anadolu Agency, Mohammed Elshamy që të prezantohet si Billy në kampin e Forcave të Armatosura të Xhorxhias.

Kampi GSF ishte i mbuluar me posterë të Trump-it, ndërsa 11 paraushtarakët ishin ngritur për stërvitje në ditën që Anadolu Agency shkoi në kampin e tyre ku të gjithë ishin me veshje ushtarake, kurse Hill mbante një fanellë ku shkruante “Kur tirania bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”.


Arivisti Company