Partia e Fortë e zhgënjyer me Edi Ramën


E shtunë, 16 Nëntor 2013

Partia e Fortë me anë të një mesazhi në rrjetin social të Facebook-ut ka shprehur keqardhjen për refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë, të cilën para pak kohe e morri qeveria shqiptare e udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama.

“Kemi pranuar me keqardhje vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për ti thënë JO shkatërrimit të armëve kimike nga Siria. Me këtë vendim shtyhet mundësia jonë si qytetarë që të pësojmë mutacione, e si rezultat shtyhet mundësia që të bëhemi superheronj. Kemi nisur procesin e lobimit për një rishqyrtim sa më të shpejtë të këtij vendimi të ngutshëm”, shkruan në profilin zyrtar të rrjetit social të Facebook-ut të Partisë së Fortë.

Etiketa: , ,