Partia e Fortë me strategji kundër cenzurimit të mediave


E hënë, 14 Tetor 2013

Partia e Fortë shpalosi strategjinë për mediat si dhe raportet e komunës dhe subjekteve politike me mediat. Në këtë konferencë u prezantuan komisionet respektive që do të parandalojnë cenzurën dhe garantojnë lirinë e medias.

Kryetari Visar Arifaj në këtë konferencë për shtyp ka potencuar faktin se gazetarët nuk janë numër i madh i votuesve, megjithëse në Prishtinë ky numër është paksa më i lartë se në qytetet tjera.

“Ne jemi parti që nuk e masim rëndësinë e disa personave me numrin apo sasinë e tyre, por me ndikimin që ata e kanë tek masat e gjëra votuese”, ka thënë kryetari në këtë konferencë.

Sipas kryetarit legjendar të Partisë së Fortë, Plani i Partisë për mediat ndahet në dy komponentë kryesor: financimin e mediave (sepse ato duhet të mbijetojnë), dhe në parandalimin e cenzurës.

Etiketa: , ,