Partia Fjala: Kemi qenë dhe jemi kundër çdo marrëveshje të dëmshme për Kosovën


E hënë, 11 Janar 2016

Prishtinë – Partia FJALA edhe njëherë shpreh shqetësimin e saj për krizën politike në vend dhe ngjarjet e 9 Janarit që kanë të bëjnë me procesin e Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.


Ne si Parti FJALA lidhur me procesin e Demarkacionit me Malin e Zi shqetësimin tonë e kemi shprehur disa herë, ndërsa për herë të parë kemi ngritur këtë shqetësim në Kuvendin e Kosovës me 25.03.2011 përmes Kryetarit të Partisë FJALA Gëzim Kelmendit që është edhe Deputet në Kuvendin në Kosovës.

Pra, kemi qenë të parët që kemi reaguar në mënyrë institucionale për rrezikun që i kanoset Kosovës lidhje me procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa, sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel në mes të dy Kryeministrave, atij të Kosovës dhe Sërbisë, që ka të bëj më themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ne si Parti FJALA kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë këtë formë të marrëvëshjes, e cila njëherit është edhe në kundërshtim me disa parime bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Protestat e organizuara me 9 Janar janë e drejtë kushtetuese dhe dëshmuan se një pjesë e popullatës së Kosovës nuk pajtohet me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne si Parti FJALA respektojmë lirinë dhe organizimin e çdo proteste që njëherit është edhe e drejtë kushtetuese, por nuk përkrahim asnjë lloj dhe asnjë formë të dhunës kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, kundër Policisë së Kosovës e cila në përbërje të saj ka bijtë dhe bijat tona dhe është ndër istitucionet më të besuara në Kosovë.

Për fund, ne si Parti FJALA që aktualisht përfaqesohemi me një Deputet në Kuvendin e Kosovës Gëzim Kelmendin, që është edhe Kryetar i Partisë FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare të reflektojnë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës e jo për interesa të tyre përsonale.

Qytetarët kanë nevojë për integrim dhe jo izolim, kanë nevojë për mirëqenie, rimëkëmbje ekonomike dhe sundim të drejtësisë në të gjitha fushat.

Etiketa: ,