Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Partitë opozitare – mes arrestimit të hoxhallarëve dhe arrestimit të deputetës së Kuvendit të Kosovës

Prizren Post | 22:00 - 07.12.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Gen KELMENDI

Gen KELMENDI

Kur në Shtator të 2014-tës u arrestuan padrejtësisht trembëdhjetë (13) imamë më të njohur të Kosovës, ndikimi, kontributi edhe roli i të cilëve është shumë më i madh e më i fuqishëm se sa i disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, asnjë parti politike nuk bëri qoftë edhe një reagim apo organizim të vetëm kundër pushtetit i cili bëri ato arestime politike, e aqë më pak që të kërkohej lirimi i tyre përmes formave të ndryshme, apo gjendja të kaloj në kaos dhe trazira për shkak të atyre arestimeve politike e të padrejta, të cilat i orkestroj pushtetit.

Ndërsa kur u arrestua një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila paraprakisht kishte bërë vepër penale, të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, përshkak të përdorimit të armëve të ftofta (gazit-lotësjellës) dhe dëmtimit të Institucioneve të Kosovës-Kuvendit, cënim i rendit dhe sigurisë, partit opozitare jo vetëm që protestuan në mënyrë të dhunshme para Kuvendit, jo vetëm që u konfrontuan me Policinë e Kosovës, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda dhe serioze pjestarëve të sigurisë, por madje e dërguan vendin në një kaos të tmershëm dhe shkatrrues.

foto 1

Nëse arrestimi i deputetës ishte arestim poltik, i orkestruar dhe urdhëruar nga pushteti, atëherë arestimi i trembëdhjetë (13) imamëve më me ndikim dhe autoritet në Kosovë, a nuk ishin gjithashtu arrestime poltike dhe të urdhëruar nga pushtetit?!

foto 3

Partit opozitare me veprimet e tilla, kanë dëshmuar që i gjithë projekti i tyre idologjik dhe veprimtarija e tyre politike është për pushtet dhe interesa të ngushta partiake, e jo për kauzë kombëtare e shoqërore, ngase po të ishte e kundërta, nuk do të ishin këto standarte selektuese; nuk do të bëhej kaq shumë kaos vetëm për shkak të arrestimi të një deputete e cila ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, por një skenar i tillë trazirash do të bëhej edhe me rastin e arrestimeve poltike dhe të padrejta të imamëve të Kosovës.


*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
(Autori është studiues i Shkencave Juridike)


Bëni një koment

Arivisti Company