Pas shiut, policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion


E mërkurë, 15 Maj 2019

PRIZREN – Reshjet e vazhdueshme të shiut në tërë territorin e vendit po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

Prandaj, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Në njoftimin e policisë thuhet se kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Etiketa: , ,