PDK: Bahtiri dhe Rakiq kanë bërë marrëveshje për ndërtimin e murit


E enjte, 15 Dhjetor 2016

muri-ne-mitrovice

Mitrovicë – Partia Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë, ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin lidhur me ndërtimin e murit.

PDK përmes një komunikate për media ka theksuar se Agim Bahtiri ka bërë marrëveshje me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq për ndërtimin e këtij muri.

“E vërteta sa e dhimbshme dhe e tmerrshme është edhe e frikshme. Për ndërtimin e atij muri që simbolizon ndarjen e Mitrovicës janë marrë vesh kryetari, Agim Bahtiri dhe homologu i tij në veri, Goran Rakiq”, thuhet në komunikatë.