PDK, Dega në Prizren kërkon nga MKRS-ja trajtim të shpejtë lidhur me Xhaminë në Kalanë e Prizrenit


E premte, 11 Nëntor 2016

kujtimi-pdk

Prizren – Sot, kryetari i Asamblesë së Komunës së Prizrenit Kujtim Gashi së bashku me nënkryetarin e PDK-së, Dega në Prizren, Hasan Hasani, kanë pritur në takim krerët e Bashkësisë Islame në Prizren dhe Iniciativën Qytetare për ndërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

Takimi kishte karakter informues dhe kërkesat drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PDK, Dega në Prizren deklaroi se mbështet çdo kërkesë legjitime qytetare, si e drejtë themelore e çdo individi dhe institucioni, dhe kërkon nga MKRS-ja trajtim të shpejtë, duke respektuar legjislacionin përkatës, dhe përpjekjet e vazhdueshme të përbashkëta ndërinstitucionale për ruajtjen dhe kultivimin e Trashëgimisë Kulturore./Prizren Post/